• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 27 të vdekur në përleshjet në Tripoli

Të paktën 27 të vdekur në përleshjet në Tripoli

 Tripoli, 16 gusht 2023 (MIA) - Në përleshjet mes dy fraksioneve më të fuqishme të armatosura në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, kanë humbur jetën 27 persona, lajmëron sot  Al Xhezira, duke iu referuar punonjësve mjekësorë.

Sipas raportit të televizionit të Katarit, në dhunë janë lënduar 160 persona, ndërsa gjithsej 234 familje janë evakuuar nga zonat e prekura nga dhuna.

 Luftimet që shpërthyen vonë të hënën u qetësuan pasi njëra palë mbrëmë liroi komandantin kapja e të cilit shkaktoi përleshjen.

 Forca Speciale çpër Parandalim dhe Brigada 444 janë dy njësitë më të fuqishme ushtarake në Tripoli, ndërsa konflikti i tyre ka tronditur lagjet në të gjithë kryeqytetin libian, raportojnë mediat britanike.

 Luftimet filluan pasi forcat speciale për parandalim, të cilat kontrollojnë aeroportin kryesor Mitiga në Tripoli, kapën komandantin e Brigadës 444, Mahmud Hamza, i cili u përpoq të largohej nga Tripoli.

 Forcat Speciale për Parandalim e liruan Hamzën dhe ia dorëzuan një grupi të tretë të armatosur që nuk ishte i përfshirë në luftime.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR