• e shtunë, 04 janar 2025

Të paktën 27 persona e kanë humbur jetën pasi dy anije me migrantë janë përmbytur në Tunizi

Të paktën 27 persona e kanë humbur jetën pasi dy anije me migrantë janë përmbytur në Tunizi

Tunis, 2 janar 2025 (MIA) - Roja bregdetare tuniziane i ka tërhequr trupat e 27 migrantëve afrikanë, pasi dy anije, me të cilat ata kanë tentuar ta kalojnë Mesdheun janë përmbytur në qytetin Sfaks, kumtoi policia.

Paraprakisht sot, policia kumtoi se roja afrikane ka shpëtuar 87 persona, të cilët kanë qenë në anijet e njëjta.

Sfaksin shpesh e kanë shfrytëzuar migrantët afrikanë si pikë fillestare për kalim përmes Mesdheut.

Muajin e kaluar, roja bregdetare tuniziane ka tërhequr rreth 30 migrantë në dy incidente të ndara me varka të përmbytura. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR