• e mërkurë, 21 janar 2026

Të paktën 25 të lënduar në sulmin me raketa mbi një ndërtesë banimi në Harkov

Të paktën 25 të lënduar në sulmin me raketa mbi një ndërtesë banimi në Harkov

Harkov, 2 janar 2026 (MIA) – Një sulm me raketa ruse goditi sot një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin Harkov të Ukrainës, duke lënduar të paktën 25 persona.

“Sulmet me raketa në qendër të Harkovit shkatërruan pothuajse plotësisht një ndërtesë pesëkatëshe”, deklaroi guvernatori rajonal, Oleg Siniehubov për televizionin ukrainas.

Sipas informacioneve preliminare, ndërtesa u godit nga dy raketa balistike, shtoi ai.

“Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje. Ata po pastrojnë kryesisht rrënojat dhe po kërkojnë njerëzit e bllokuar nën to”.

Siniehubov tha se të paktën 25 persona u lënduan, 16 prej të cilëve janë në spital, përfshirë një grua në gjendje kritike.

Kryebashkiaku Igor Terehov kishte folur më parë për 30 të lënduar.

Harkovi, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, ndodhet vetëm tridhjetë kilometra larg kufirit me Rusinë dhe ka qenë një nga objektivat kryesore në fillim të invazionit rus.

Ukraina e mbrojti qytetin, por është ende cak i shpeshtë i sulmeve ajrore ruse.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR