• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën 23 ushtarë janë zhdukur nga përmbytjet e mëdha në Himalaje

Të paktën 23 ushtarë janë zhdukur nga përmbytjet e mëdha në Himalaje

Nju-Delhi, 4 tetor 2023 (MIA) - Të paktën 23 ushtarë udhëhiqen të zhdukur pas përmbytjeve të fuqishme që e përfshinë luginën e Himalajeve, në Indinë verilindore, njoftoi armata indiane. Ky varg i largët malor i Himalajeve gjendet në afërsi të kufirit të Indisë me Nepalin. Liqeni Lonak gjendet në rrëzë të një akullnaje në afërsi të Kangçenxhunga, maja e tretë më e lartë në botë.

Për shkak të digës në rrjedhën e poshtme që lëshonte më parë ujë, niveli i lumit Tista është për 4,5 metra më i lartë nga normalja. Në video incizim të publikuar nga zëdhënësi i armatës indiane shihet përroi kafe në rritje që derdhet në një luginë të pyllëzuar, duke kaluar rrugët dhe duke mbajtur linja elektrike në rrugën e saj.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë relativisht të zakonshme në Indi dhe shkaktojnë shumë dëme, veçanërisht gjatë sezonit të shirave muson, që zgjat nga qershori deri në shtator. Por, deri në tetor, pjesa më e madhe e reshjeve muson zakonisht përfundon. Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike i bëjnë këto katastrofa më të shpeshta dhe më të mëdha.

Shkrirja e akullnajave, gjithashtu, e rrit nivelin e lumenjve, ndërsa ndërtimet e parregulluara në zonat e rrezikuara nga përmbytjet krijojnë dëm shtesë. Akullnajat e Himalajeve po shkrihen më shpejtë se kurrë më parë për shkak të ndryshimeve klimatike, duke i ekspozuar banorët ndaj fatkeqësive të paparashikueshme. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR