• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 23 persona e kanë humbur jetën në tornadon që e përfshiu shtetin federal Misisipi në SHBA

Të paktën 23 persona e kanë humbur jetën në tornadon që e përfshiu shtetin federal Misisipi në SHBA

Xhekson, 25 mars 2023 (MIA) - Të paktën 23 persona e kanë humbur jetën në tornadon e fuqishme që e ka goditur mbrëmë pjesën rurale të shteteve federale amerikane Misisipi dhe Alabama, ka shkatërruar ndërtesa dhe e ka ndërprerë rrymën, pasi moti i keq i ndjekur me breshër me madhësi të topit për tenis është përhapur në pjesën jugore të SHBA-së. 

Shërbimi meteorologjik kombëtar konfirmoi se tornadoja ka shkaktuar dëme në rreth 96 kilometra në verilindje të Xheksonit, Misisipi. 

Të paktën 13 raste të vdekjes janë regjistruar në veriperëndim të qytetit Xhekson.

Drejtori për menaxhim me gjendje të jashtëzakonshme, Rojs Stid, për Si-En-En, deklaroi se edhe tre persona tjerë e kanë humbur jetën, ndërsa të paktën dy janë në gjendje kritike në qarkun Hemfris. 

Në qarkun Kerol, tre persona e kanë humbur jetën në një shtëpi, ndërsa dy persona kanë pësuar në qarkun Monro, në pjesën verilindore të Misisipit. 

Shërbimi meteorologjik kombëtar lëshoi paralajmërim deri te popullata lokale që të gjejë strehim, duke shtuar se situata është e rrezikshme për jetë dhe se gjërat që i bart era mund të jenë fatale për të pastrehuarit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR