• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 216 viktima nga cikloni "Fredi" në Mozambik dhe Malavi

Të paktën 216 viktima nga cikloni

Blantarj, 15 mars 2023 (MIA) - Të paktën 216 persona kanë vdekur në valën e re të ciklonit shkatërrues "Fredi" në vendet afrikane të Malavi dhe Mozambik dhe numri i viktimave pritet të vazhdojë të rritet.

Autoritetet në Malavi sot kumtuan se 199 njerëz i humbën jetët pasi cikloni të shtunën në mbrëmje për herë të dytë e goditi tokën afrikane, duke shkaktuar përmbytje dhe rëshqitje të tokës.

Presidenti Lazarus Çakvera ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në rajonin jugor të vendit dhe qytetin e shkatërruar tashmë  Blantajr. Rreth 19 mijë banorë janë shpërngulur nga jugu i vendit.

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Stefan Duzharik, sot deklaroi se dhënia e ndihmës për banorët  është  pamundësuar nga mungesa e energjisë elektrike dhe rrjeti  në rajonet e goditura.

Tani për tani nuk është e mundur ekipet e shpëtimit të arrijnë në rajojet më rëndë të goditura, ashtu që ende nuk dihet  shkalla e dëmit.

Autoritetet në Mozambik mbrëmë kumtuan se 17 persona humbën jetën përreth vendit, ndërsa 1.900 janë shkatërruar në provincën bregdetare Zambezi. Dhjetëra mijë njerëz ende fshihen në strehimore.

"Fredi" sot pritet të shkaktojë reshje reshje ekstreme të shiut në pjesën qendrore të Mozambikut dhe pjesën jugore të Malavit, parashikon Qendra Meteorologjike e KB-së. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR