• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 38 janë lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit në Afganistanin jugor

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 38 janë lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit në Afganistanin jugor

Kabul, 17 mars 2024 (MIA) - Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 38 të tjerë janë lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit në Afganistanin jugor, njoftuan autoritetet lokale.

Fatkeqësia ka ndodhur në mëngjes në rajonin Gerashk në krahinën Helmand, në autostradën kryesore mes Kandaharit dhe Heratit, kumtoi policia në Helmand.

Fatkeqësia ka ndodhur kur në një motoçiklist është përplasur një autobus, i cili pastaj është përplasur në një cisternë me derivate, e cila ka qarkulluar nga drejtimi i kundërt, deklaroi një polic.

Prej 38 të lënduarve, 11 janë në gjendje të rëndë, deklaroi zëdhënësja e shefit të policisë në Helmand, Hzatula Hakani. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR