• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 20 të vdekur dhe mbi 300 të shtruar në spitale pas shpërthimit të një magazine karburanti në Nagorno-Karabah

Të paktën 20 të vdekur dhe mbi 300 të shtruar në spitale pas shpërthimit të një magazine karburanti në Nagorno-Karabah

 Stepanekrt, 25 shtator 2023 (MIA) - Të paktën 20 persona humbën jetën në një shpërthim në një magazinë karburanti në rajonin Nagorno-Karabah në Azerbajxhan, bënë të ditur autoritetet lokale armene.

Në raporti shtohet se 290 persona janë pranuar në spitale pas shpërthimit të mbrëmshëm, ndërsa dhjetëra "ende janë në gjendje kritike", theksojnë mediat britanike.

Paraprakisht, autoritetet njoftuan se shpërthimi ka ndodhur në një pikë karburanti në Stepanakert, kryeqyteti i Nagorno-Karabahut, dhe se në atë rajon nuk ka mjaftueshëm ilaçe që të ofrohet ndihmë dhe se një numër i të lënduarve duhet të transferohen në vende të tjera.

 Foto: Skrinshot X

 

QËNDRONI TË LIDHUR