• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 20 persona të vrarë në sulmet e sotme izraelite në Rripin e Gazës

Të paktën 20 persona të vrarë në sulmet e sotme izraelite në Rripin e Gazës

Gazë, 30 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 20 palestinezë humbën jetën sot në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës, nga të cilët të paktën tetë në një sulm të forcave izraelite ndaj rajonit Salatin, në afërsi të Beit Lahija në veri të enklavës, njoftuan mjekët palestinezë.

Salatin gjendet në afërsi të vendit ku forcat izraelite vranë të paktën 93 persona të martën, si pjesë e ofensivës së re në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Gjatë ofensivës së re në veri në enklavës, IDF dërgoi tanke në Beit Lahija, si dhe në qytetet e afërta Beit Hanun dhe Xhabalia, ku u vranë qindra njerëz.

Sulmet e reja ulën rrjedhën e rezervave në atë zonë, ku aktualisht merr më pak rezerva që nga fillimi i luftës vitin e kaluar.

Mjeku Eid Sabah nga spitali Kamal Advan në Beit Lahija tha se trupat dhe njerëzit e lënduar ende janë nën rrënoja. Ai tha se shkatërrimi i spitaleve dhe mungesa e materialeve mjekësore do të thotë se mjekët dhe infermierët kryesisht nuk mund t'i shpëtojnë njerëzit të cilët kanë ardhur me lëndime nga sulmet ajrore dhe të shtënat.

"Kush është i lënduar vetëm shtrihet në tokë, ndërsa kush është i vrarë nuk mund të transportohet përveçse me karroca të tërhequra nga mushkat", tha ai.

Vendimi i Izraelit këtë javë t'i ndalojë agjencisë humanitare të KB-së-UNRVA të punojë në territorin palestinez mund të ketë ndikim katastrofal ndaj përpjekjeve humanitare të Gazës, paralajmëruan përfaqësuesit e KB-së.

Nga tetori i vitit të kaluar, më shumë se 43.000 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite ndaj Gazës, ndërsa më shumë se 100.000 janë plagosur, kumtoi Ministria e Shëndetësisë në enklavën e pushtuar. Në sulme të veçanta ndaj Libanit janë vrarë të paktën 2.700 njerëz sipas autoriteteve libaneze. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR