• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 20 palestinezë janë vrarë, ndërsa 150 ja në plagosur në një sulm izraelit derisa kanë qenë duke pritur radhë për ushqim

Të paktën 20 palestinezë janë vrarë, ndërsa 150 ja në plagosur në një sulm izraelit derisa kanë qenë duke pritur radhë për ushqim

Gaza, 26 janar 2024 (MIA) - Të paktën 20 palestinezë janë vrarë mbrëmë, ndërsa 150 janë plagosur në një sulm izraelit derisa kanë qenë duke pritur radhë për ushqim në Gaza, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Ministrisë, Ashraf al-Kidra deklaroi se numri i të vrarëve me siguri do të rritet, sepse dhjetëra persona me plagë të rënda janë dërguar në spitalin e qytetit Al-Shifa.

Ushtria izraelite ka njoftuar se është duke e hetuar incidentin, por përsëriti se qëllimi nuk kanë qenë civilët.

Nga 7 shtatori armata izraelite ka vrarë më shumë se 25.700, ndërsa ka plagosur rreth 63.000 palestinezë në Rripin e Gazës. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR