• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 19 viktima në sulmet izraelite mbi qytetin libanez Balbek dhe rrethinën e saj

Të paktën 19 viktima në sulmet izraelite mbi qytetin libanez Balbek dhe rrethinën e saj

Bejrut, 31 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 19 persona mes të cilëve tetë gra, janë vrarë në sulmet izraelite në qytetin libanez Balbek dhe rrethinën e saj, kumtoi Ministria e Shëndetësisë në vend.

Sulmi i djeshëm ka ndodhur pasi dhjetëra mijëra banorë u larguan nga qyteti verior libanez si përgjigje e urdhrave të evakuimit të lëshuar nga armata izraelite.

Kryebashkiaku Mustafa al-Shel deklaroi për Bi-Bi-Si-së se janë regjistruar më shumë se 20 sulme në zonën në Balbek, prej të cilave pesë në vetë qytetin dhe një kompleks tempujsh të lashtë romakë që janë në listën e UNESKO-s në trashëgiminë kulturore të mbrojtur.

Ushtria izraelite kumtoi se gjatë sulmeve mbi Baalbek në lindje dhe Nabatija në Libanin jugor janë goditur qendra komanduese të Hezbollahut. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR