• e premte, 27 dhjetor 2024

Të paktën 19 persona humbën jetën, ndërsa shtatë konsiderohen të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në ishullin indonezian Sumatra

Të paktën 19 persona humbën jetën, ndërsa shtatë konsiderohen të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në ishullin indonezian Sumatra

Padang, 10 mars 2024 (MIA) - Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut në ishullin indonezian Sumatra, me çka humbën jetën të paktën 19 persona, ndërsa edhe shtatë konsiderohen të zhdukur, njoftuan autoritetet lokale. 

Prej dje, shpëtimtarët nxorën shtatë trupa nga shtresat e grumbulluara të dheut dhe shkëmbinjve në fshatin më të goditur në këtë zonë. Në fshatrat fqinj janë gjetur edhe tre të vdekur. 

Gjashtë trupa ishin gjetur në Pesisir Selatan edhe edhe tre në zonën fqinje Padang Parjaman. Shërbimi kombëtar për situata të jashtëzakonshme njoftoi edhe se në vërshime janë lënduar dy persona. Sipas informacioneve të tij, më shumë se 80 mijë njerëz mbetën pa shtëpi, ndërsa qeveria përkohësisht i ka vendosur në vend tjetër. 

Njëzet mijë shtëpi në nëntë zona në provincën indoneziane Sumatra Perëndimore janë vërshuar deri në kulm. 

Operacionet e shpëtimit ishin rënduar për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe rrugëve të prera për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe vërshimeve. fc/

Fotografia: Piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR