• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 18 viktima në sulmin ajror izraelit në Bregun Perëndimor, Izraeli thotë se është vrarë shefi i Hamasit

Të paktën 18 viktima në sulmin ajror izraelit në Bregun Perëndimor, Izraeli thotë se është vrarë shefi i Hamasit

Ramallah, 4 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 18 persona kanë humbur jetën mbrëmë në sulmin ajror izraelit në një kafene në qytetin Tulkarm në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në qytetin Ramallah.

Ende nuk dihet numri i të lënduarve nga sulmi. Sipas raportimeve, shumë persona janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Ushtria izraelite konfirmoi sulmin ajror, duke thënë se kishte në shënjestër figura të larta në rrjetet lokale militante palestineze, duke përfshirë edhe shefin e rrjetit të lëvizjes islamike palestineze Hamas në Tulkarm, Zahi Jaser Abd al-Razek Ufi dhe anëtarë të grupit terrorist të "Xhihadit islamik".

Sipas mediave palestineze, mes viktimave është dhe Gait Radvan, lider i "Xhihadit islamik" në Tulkarm.

Sulmi i armatës izraelite ndaj Tulkarm u krye dje vonë në mbrëmje, shtoi ushtria.

Sipas burimeve palestineze, më shumë se 700 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës pothuajse një vit më parë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR