• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 18 viktima, mes të cilëve tre fëmijë, në sulmet e fundit në Gazë

Të paktën 18 viktima, mes të cilëve tre fëmijë, në sulmet e fundit në Gazë

Gazë, 4 gusht 20924 (MIA) - Të paktën 18 persona e humbën jetën mëngjesin e sotëm në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës, duke përfshirë të paktën katër persona që u vranë në sulmin ajror izraelit në kampin ku strehohen palestinezët e zhvendosur në Deir al-Balah, në qendër të Gazës.

Të paktën tetë persona, mes të cilëve tre fëmijëve, kanë vdekur sot në mëngjes në një sulm izraelit në një shtëpi në pjesën veriore të Gazës, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e Gazës nën kontroll të Hamasit.

Mediat amerikane transmetojnë se forcat izraelite sot në mëngjes kanë sulmuar edhe një kamp tendë në oborrin e spitalit Al-Aksa në Deir al-Balah dhe në atë sulm janë lënduar disa persona, kumtuan autoritetet shëndetësorë.

Spitali në Deir al-Balah është institucioni kryesor mjekësor që vepron në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, ku janë strehuar mijëra palestinezë të cilët ikën nga konflikti në pjesë të tjera të enklavës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR