Të paktën 18 të vdekur, ndërsa 30 të lënduar gjatë sulmeve terroriste në verilindje të Nigerisë
- - Të paktën 18 persona janë vrarë, ndërsa 30 janë lënduar gjatë sulmeve terroriste në shtetin nigerian verilindor Borno, njoftoi shërbimi lokal për raste urgjente.
- Post By Fitore Curri
- 09:53, 30 qershor, 2024
Abuxha, 30 qershor 2024 (MIA) - Të paktën 18 persona janë vrarë, ndërsa 30 janë lënduar gjatë sulmeve terroriste në shtetin nigerian verilindor Borno, njoftoi shërbimi lokal për raste urgjente.
Prej para 15 viteve, Borno është i nënshtruar në sulme nga grupet islamike të cilët vranë mijëra banorë lokalë dhe detyruan miliona të tjerë që të largohen nga shtëpitë e tyre. Edhe pse armata nigeriane arriti ta kufizojë kapacitetin e luftëtarëve islamikë, ata ende kryejnë sulme vdekjeprurëse ndaj civilëve dhe sulmojnë pjesëtarë të forcave të sigurisë.
Barkindo Sadu, udhëheqës i Agjencisë për Menaxhim me Raste Urgjente në shtetin Borno, deklaroi se dje ka pasur tre sulme në qytetin Gvoza. Sulmues - vetëvrasës sulmuan pjesëmarrës në një ceremoni martese, njerëz të mbledhur për varrim, si dhe një spital në qytetin Gvoza. Sadu theksoi se për momentin është konfirmuar vdekja e 18 personave, në mesin e të cilëve dy fëmijë dhe një grua shtatzënë, ndërsa janë lënduar të paktën 30 persona.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por grupe më aktive terroriste në Borno janë "Boko Haram" dhe "Shteti islamik - provinca Afrika Perëndimore". fc/
Fotografia: Arkiv/ilustrim