• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 17 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar gjatë shpërthimit në një fabrikë të barnave në Indi

Të paktën 17 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar gjatë shpërthimit në një fabrikë të barnave në Indi

Nju Delhi, 22 gusht 2024 (MIA) - Të paktën 17 persona humbën jetën gjatë shpërthimit në një fabrikë të barnave në Indi, njoftoi sot në mëngjes policia. 

Në shpërthim janë lënduar 34 persona, prej të cilëve shumica janë me djegie nga kemikalet. 

Fabrika gjendet në rrethin Anakapali, në shtetin Andra Pradesh, në juglindje të Indisë.

Policia njoftoi se besohet se shpërthimi është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR