• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 17 të vdekur dhe 34 të lënduar në një aksident në Afganistan

Të paktën 17 të vdekur dhe 34 të lënduar në një aksident në Afganistan

Kabul, 16 korrik 2024 (MIA) - Së paku 17 persona kanë humbur jetën dhe 34 janë lënduar në një aksident trafiku në Afganistan, njoftuan sot autoritetet lokale.

Ndër të vdekurit janë edhe tre fëmijë.

Pasagjerët u vranë kur një autobus u përmbys në distriktin Hinxhan, provincën Baglan.

Autobusi ishte në relacionin Kabul - provinca Farixhab, në veri të Afganistanit.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar, por mediat vendase raportojnë se përmbysja e autobusit mund të ketë qenë pasojë e pakujdesisë së drejtuesit të automjetit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR