• e hënë, 08 korrik 2024

Të paktën 16 të lënduar në zjarrin pas një shpërthimi në Paris

Të paktën 16 të lënduar në zjarrin pas një shpërthimi në Paris

Paris, 21 qershor 2023 (MIA) - Të paktën 16 persona u lënduan në zjarrin që përfshiu ndërtesat pas një shpërthimi në Paris, njoftoi policia. Nëntë prej tyre janë në gjendje tejet të rëndë.

Policia e Parisit u bëri thirrje njerëzve që të shmangin zonën e shpërthimit. Mediat lokale njoftuan se ndoshta ka ndodhur shpërthim gazi.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Zherald Darmanen njoftoi se zjarri shpërtheu në afërsi të Pallatit të Luksemburgut dhe Universitetit Sorbona. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR