• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 16 të lënduar gjatë shpërthimit në qendrën për trajnim të FBI-së në Kaliforni

Të paktën 16 të lënduar gjatë shpërthimit në qendrën për trajnim të FBI-së në Kaliforni

Los Anxhelos, 14 mars 2024 (MIA) - Gjashtëmbëdhjetë persona janë lënduar gjatë shpërthimit në Qendrën për trajnim të Byrosë federale amerikane për hetim (FBI) në qytetin Irvajn në Kaliforninë jugore, kumtuan persona zyrtarë.

Trembëdhjetë prej tyre kanë pësuar lëndime nga detonimi i cili rezultoi me marramendje dhe dhimbje në vesh, kanë bërë të ditur nga Departamenti i qarkut Orinxh (OCSD). 

Dy viktima kanë marrë lëndime në këmbë, ndërsa njëra ka kërkuar ndërhyrje kirurgjikale

"Edhe një person tjetër ka pësuar lëndime në shpinë, por nuk do të kërkojë operim", deklaroi zëdhënësi i sherifit.

Incidenti ka ndodhur gjatë kohës së stërvitjeve midis ekipeve për bomba të OCSD dhe njësitit special SWAT, deklaroi zëdhënësi i sherifit, ndërsa shpërthimi ka ndodhur në një ndërtesë të vogël në pronën e FBI-së, transmeton Si-Bi-Es. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR