• e martë, 03 mars 2026

Të paktën 15 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak bolivian

Të paktën 15 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak bolivian

Rio de Zhanejro, 28 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën 15 persona humbën jetën kur një aeroplan i forcave boliviane të aviacionit doli nga pista dhe u shkatërrua gjatë uljes, raportuan mediat lokale mbrëmë, duke i'u referuar zjarrfikësve.

Dhjetëra të tjerë u lënduan dhe u dërguan në spital. Raportet fillestare thonë se rreth 15 automjete në afërsi të vendit të aksidentit u dëmtuan ose shkatërruan.

"Mes automjeteve të dëmtuara kishte minibusë, automobila privat, madje edhe një kamion me rimorkio, të cilët u goditën gjatë rrëzimit të aeroplanit. Disa automjete u shtypën në grumbuj mbeturinash, ndërsa nën rrënoja ende ka trupa", deklaroi drejtori i shërbimit kombëtar të zjarrfikësve Pavel Tovar.

Ai nuk përjashtoi se numri i viktimave mund të rritet. Arsyeja e rrëzimit ende nuk dihet. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR