Të paktën 15 të vdekur në një rrëshqitje të minierës ilegale për ari në Indonezi
- Të paktën 15 persona humbën jetën në një minierë ilegale për ari në provincën e Indonezisë Sumatra Perëndimore pas rrëshqitjes së tokës të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm, kumtoi sot drejtori i Shërbimit për raste emergjente në krahinën Irvan Efendi.
- Post By Sara Ademi
- 12:01, 27 shtator, 2024
Xhakarta, 27 shtator 2024 (MIA) - Të paktën 15 persona humbën jetën në një minierë ilegale për ari në provincën e Indonezisë Sumatra Perëndimore pas rrëshqitjes së tokës të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm, kumtoi sot drejtori i Shërbimit për raste emergjente në krahinën Irvan Efendi.
Shpëtimtarët bëjnë përpjekje të gjejnë shtatë persona të cilët udhëhiqen si të zhdukur.
"Viktimat janë banorë të cilët me dorë gërmojnë ari", deklaroi një funksionar i Indonezisë, duke shtuar se në momentin e rrëzimit të minierës ka pasur 25 persona, nga të cilët 15 kanë vdekur, ndërsa tre u lënduan si dhe shtatë persona udhëhiqen si të zhdukur.
Efendi shtoi se një minierë ilegale ari në rrethin Solok u shemb pas një rrëshqitjeje dheu të enjten në mbrëmje pas reshjeve të mëdha. Ekipeve të shpëtimit iu deshën tetë orë për të arritur në vendin e fatkeqësisë, i cili nuk është i arritshëm përmes rrugës.
Policia dhe armata herët në mëngjes e filluan hetimin pas të zhdukurve dhe evakuimin e të vdekurve. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s