• e mërkurë, 02 tetor 2024

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në zjarret pyjore në Peru

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në zjarret pyjore në Peru

Lima, 17 shtator 2024 (MIA) - Të paktën 15 persona kanë humbur jetën nga zjarret pyjore në Peru, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sezar Vaskez.

Në Peru këtë vit janë regjistruar 222 zjarre pyjore, prej të cilave 51 janë ende aktive.

Presidentja e Perusë, Dina Boluarte dje udhëtoi në rajonin Amazonë për të koordinuar aksionet me autoritetet lokale dhe institucionet tjera. Drejtoria e përgjithshme për menaxhimin me rreziqe nga fatkeqësitë mobilizoi 65 punonjës shëndetësorë, 59 brigada për ndërhyrje dhe 25 automjete të emergjencës në zonat më të rrezikuara nga zjarret. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR