• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 15 persona humbën jetën nga përmbytjet në Haiti

Të paktën 15 persona humbën jetën nga përmbytjet në Haiti

Porto Prens, 5 qershor 2023 (MIA) - Të paktën 15 persona humbën jetën, ndërsa tetë llogariten si të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Haiti pas reshjeve të dendura të shiut, bëjnë të ditur autoritetet.

Thuajse 13.400 njerëz u detyruan të evakuohen pasi qindra shtëpi në mbarë vendin u përmbytën, ndërsa disa rrugë u kthyen në lumenj, kumtoi Agjencia për mbrojtje civile.

Më shumë se 7.400 familje kanë raportuar dëme, ndërsa autoritetet ende janë duke i vlerësuar pasojat e shirave që goditën Haitin gjatë fundjavës.

Shirat e dendur kanë shkaktuar poashtu dëme të konsiderueshme në të korrat në pjesën qendrore të Haitit.

Kryeministri Ariel Anri tha se po punon me organizatat lokale dhe ndërkombëtare për të ofruar ndihmë për të prekurit nga përmbytjet. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR