• e premte, 27 shtator 2024

Të paktën 14 të vrarë në shpërthimet e sotme në Liban

Të paktën 14 të vrarë në shpërthimet e sotme në Liban

Bejrut, 18 shtator 2024 (MIA) - Ministria libaneze e Shëndetësisë komunikoi se numri i të vrarëve nga shpërthimet e sotme në pajisjet e komunikimit të Hezbollahut është rritur në 14.

Ministria shtoi se janë plagosur më shumë se 450 njerëz .

Sipas mediave shtetërore, toki-vokit e përdorura nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen në Bejrut dhe shpërthime të ngjashme u raportuan gjithashtu në Libanin jugor dhe lindor.

Sulmi erdhi një ditë pasi qindra pejxherë të përdorura nga Hezbollahu shpërthyen njëkohësisht, duke lënë të vrarë 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, dhe duke plagosur rreth 2.800 në të gjithë Libanin. Autoritetet libaneze dhe Hezbollahu fajësuan Izraelin për sulmin.

Mediat libaneze raportuan se pajisje të tjera elektronike, të tilla si bravat me gjurmë gishtash dhe sistemet e paneleve diellore, gjithashtu shpërthyen, duke çuar në zjarre më të vogla që u shuan. mb/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR