• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 14 të vdekur dhe mbi 200 të lënduar nga tajfuni "Jagi" në Vietnamin verior

Të paktën 14 të vdekur dhe mbi 200 të lënduar nga tajfuni

Hanoi, 8 shtator 2024 (MIA) – Të paktën 14 persona humbën jetën, ndërsa rreth 200 janë lënduar pasi tajfuni “Jagi” e goditi territorin tokësor në Vietnamin verior, njoftuan sot autoritetet lokale, të cilat vazhdojnë me përpjekjen për rinovimin dhe ndihmën e të prekurve, informon DPA.

Në mesin e viktimave janë edhe katër anëtarë të një familje, të cilët humbën jetën herët në mëngjes kur shtëpia e tyre ishte rrënuar, qëndron në kumtesën e sektorit për shpëtim dhe kërkim të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Vietnamit.

Kryeministri i Vietnamit, Fam Min Çin, mbajti takim me videokonferencë me përfaqësues të 26 provincave dhe qyteteve, të cilët janë goditur nga tajfuni “Jagi”, që të shihen pasojat nga kjo katastrofë natyrore. 

Sipas autoriteteve të Vietnamit, më shumë se 3.000 shtëpi janë dëmtuar, 120.000 hektarë fusha me oriz janë vërshuar, ndërsa mbi 1.000 vende peshkimi janë shkatërruar dhe janë dërguar me erën dhe ujin e stuhishëm.

Edhe krahas asaj që “Jagi” u dobësua në stuhi tropikale, në disa pjesë të vendit ende ka ndërprerje masive në furnizimin me energji elektrike. Ekipet për intervenime urgjente punojnë në mënjanimin e qindra shtyllave elektrike të rrënuara dhe dhjetëra nënstacioneve të dëmtuara.

Tajfuni “Jagi” e goditi Vietnamin dje, para se sot herët në mëngjes të dobësohet, por autoritetet paralajmëruan për vërshime të mundshme dhe rrëshqitje të dheut në rajonet malore, sepse toka është mbingarkuar me ujë.

Më parë, “Jagi” i shkatërroi Filipinet, ku humbën jetën të paktën 16 persona, ndërsa në Kinë mori të paktën katër jetë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR