• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 14 të lënduar dhe katër të arrestuar, mes të cilëve edhe një gazetar, pas incidenteve të mbrëmshme mes policisë dhe zjarrfikësve sezonalë

Të paktën 14 të lënduar dhe katër të arrestuar, mes të cilëve edhe një gazetar, pas incidenteve të mbrëmshme mes policisë dhe zjarrfikësve sezonalë

Athinë, 1 nëntor 2024 (MIA) - Të paktën 14 persona u lënduan, ndërsa katër janë arrestuar, mes të cilëve edhe një gazetar, pas incidenteve të mbrëmshme brenda dhe jashtë objektit të Ministrisë së Mbrojtjes Civile dhe krizës klimatike të Greqisë, pasi policia me gaz lotsjellës dhe topa uji ndërhyri kundër zjarrfikësve sezonalë, të cilët mbajtën protestë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas informacioneve në Greqi, u lënduan gjithsej 12 policë dhe të paktën dy zjarrëfikës sezonalë.

Mes të arrestuarve është dhe një gazetar i gazetës "Rizospastis", i cili më pas u arrestua, ndërsa nga Shoqata e gazetarëve dhe Shoqata e korrespondentëve të huaj në Greqi dënuan arrestimin e Jorgos Andrucos, përderisa ai raportonte për protestën e zjarrfikësve sezonalë para Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile.

Në kumtesë potencohet se nga materiali audio vizuel që ekziston, kishte "sulm të paprovokuar që ka ndodhur pavarësisht asaj se policia është informuar për statusin gazetaresk të viktimës”.

"Sigurimi i lirisë së mediave është detyrim themelor kushtetues i çdo shteti të organizuar. Veprime të tilla minojnë brutalisht vlerat e demokracisë dhe funksionimin e shtypit", kumtuan nga Shoqata e Gazetarëve.

Zjarrfikësit sezonal, të cilëve dje u ka përfunduar marrëveshja me përfundimin e sezonit të zjarrfikësve, janë duke kërkuar punësim të përhershëm dhe punë gjatë gjithë vitit dhe për këtë qëllim kanë organizuar një takim para Ministrisë, ndërsa dje pasdite kanë arritur të hyjnë në ndërtesë, pas çka policia ka ndërhyrë dhe duke përdorur forcë dhe gaz lotsjellës, siç kanë publikuar në rrjetet sociale, për t'i shpërndarë.

Siç publikoi mbrëmë MIA, incidentet kanë vazhduar dhe para Ministrisë, ndërsa policia ka intervenuar me gaz lotsjellës, shok bomba dhe topa uji.

Nga policia greke kumtuan se "pas përfundimit të takimit të përfaqësuesve të zjarrfikësve sezonalë me përfaqësues të Ministrisë, ata kanë qëndruar në ndërtesën e Ministrisë në mbrëmje, ndërsa pas komunikimit me prokurorin kompetent u është dhënë afat për t’u larguar", por dhe se nuk kanë dalë nga ndërtesa, kanë shkaktuar dëme dhe kanë hedhur sende drejt punonjësve të policisë," pas çka është plagosur zyrtari policor".

Zjarrfikësit sezonalë prej nesër do të mbajnë protestë të re para Parlamentit të Greqisë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR