• e diel, 30 qershor 2024

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në përmbytjet në Indonezi

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në përmbytjet në Indonezi

Xhakarta, 4 maj 2024 (MIA) - Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në ishullin Sulavesi të Indonezisë, kumtuan sot autoritetet lokale.

Shiu i dendur që ka rënë në zonë që nga e enjtja shkaktoi rrëshqitje të dheut në provincën jugore Sulavesi, ndërsa kishte prekur më shumë se 1.000 shtëpi, prej të cilëve 42 janë shembur plotësisht.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke evakuuar banorët në varka, deklaroi zëdhënësi i Agjencisë kombëtare të menaxhimit të fatkeqësive, Abdul Muhari. rq/

Foto: EPA arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR