• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 14 persona humbën jetën në një sulm terrorist në Mogadishu

Të paktën 14 persona humbën jetën në një sulm terrorist në Mogadishu

Mogadishu, 3 gusht 2024 (MIA) - Islamistët sulmuan një hotel dhe plazhin e famshëm Lido në kryeqytetin Somalez, Mogadishu, duke vrarë të paktën katërmbëdhjetë persona dhe duke plagosur mbi tridhjetë, transmetoi DPA, duke cituar një zëdhënës të policisë.

Numri i të vdekurve mund të rritet pasi luftimet mes forcave lokale dhe sulmuesve vazhdojnë, shtoi agjencia.

Skena tronditëse janë shpërndarë në rrjetet sociale, shkruan DPA. Në video shihen njerëzit duke ikur përgjatë plazhit të tmerruar ndërsa dëgjohen të shtëna me armë zjarri.

Ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë deri te të gjithë të plagosurit për shkak të të shtënave të vazhdueshme. Përveç armëve të zjarrit dëgjohen edhe shpërthime.

Plazhi Lido është një destinacion popullor për banorët e Mogadishu. Të shtënat u paraprinë nga një sulm vetëvrasës nga një islamist, transmetoi DPA, duke cituar të dhëna nga policia.

Grupi terrorist islamik "Al-Shabab" mori përgjegjësinë për sulmin përmes një deklarate në radion e tij, shtoi agjencia. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR