• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën në sulmin ukrainas ndaj Donjeckut

Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën në sulmin ukrainas ndaj Donjeckut

Donjeck, 21 janar 2024 (MIA) - Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 10 janë lënduar në sulmin ukrainas në qytetin Donjeck, i cili është nën kontrollin rus, njoftuan mediumet perëndimore, duke iu referuar porosisë së publikuar në Telegram nga Aleksej Kulemzin, shefi i administratës lokale, të emëruar nga Moska.

Paraprakisht, Kulemzin njoftoi për tetë të vrarë në sulmin ndaj qarkut Kirovski.

Në sulmin ukrainas, shënjestër ka qenë tregu i qytetit.

Mediat franceze përkujtojnë se Donjecku nga viti 2014 është nën kontrollin e guerilëve lokalë prorusë, të udhëhequr nga Moska, dhe prej atëherë rregullisht granatohet nga armata ukrainase. Qyteti gjendet në rreth 20 kilometra nga linja e frontit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR