• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 12 të lënduar në përplasjen mes tifozëve dhe policisë në Sofje

Të paktën 12 të lënduar në përplasjen mes tifozëve dhe policisë në Sofje

Sofje, 16 nëntor 2023 (MIA) - Të paktën 12 persona janë lënduar në përleshjen mes tifozëve bullgar në Sofje dhe policisë lokale para dhe gjatë ndeshjes midis Bullgarisë dhe Hungarisë në grupin  G të kualifikimeve për KE 2024 në Gjermani.

Mediat lokale raportojnë se mijëra tifozë bullgarë kanë protestuar në rrugët e Sofjes për shkak të mënyrës së menaxhimit të Federatës së futbollit të Bullgarisë.

Në protesta morën pjesë tifozë të shumë klubeve bullgare dhe në një moment protesta u shndërruan në dhunë.

MPB-ja bullgare kumtoi se në përleshjet janë lënduar pesë policë.

Qendra mjekësore për urgjencë në Sofje kumtoi se ka pranuar gjithsej 19 denoncime për lëndime në protestën para stadiumit kombëtar para ndeshjes Bullgari-Hungari. Disa nga të lënduarit janë ekzaminuar në vendin e ngjarjes nga ekipet e emergjencës. qa/

Foto: "X"

 

QËNDRONI TË LIDHUR