Të paktën 12 studentë kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi me një kamion në Brazil
- Të paktën 12 studentë kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi me një kamion në një autostradë në juglindje të Brazilit, ndërsa 21 persona janë lënduar, njoftoi sot policia.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:14, 21 shkurt, 2025

Brazil, 21 shkurt 2025 (MIA) - Të paktën 12 studentë kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi me një kamion në një autostradë në juglindje të Brazilit, ndërsa 21 persona janë lënduar, njoftoi sot policia.
Në kumtesë theksohet se shoferi i kamionit, i cili gjithashtu mbeti i lënduar, u përpoq të largohet nga vendi i aksidentit, por u kap dhe u shtrua në spital.
Shoferi më vonë është akuzuar për tentativë ikje nga vendi i ngjarjes, vrasje dhe lëndim trupor.
Në shtetin brazilian Sapo Paolo, ku ndodhi aksidenti, është shpallur tre ditë zie.
Më shumë se 10.000 njerëz humbën jetën në aksidente trafiku në Brazil vitin e kaluar, bëri të ditur Ministria e Transportit.
Foto: Arkivi i MIA-s