Të paktën 12 persona u lënduan në një sulm ajror rus ndaj Harkovit, njoftoi policia e Ukrainës
- Në një sulm ajror rus ndaj qytetit ukrainas Harkov u lënduan 12 persona, njoftoi policia e vendit.
- Post By Sara Ademi
- 08:10, 21 tetor, 2024
Harkov, 21 tetor 2024 (MIA) - Në një sulm ajror rus ndaj qytetit ukrainas Harkov u lënduan 12 persona, njoftoi policia e vendit.
"Në orën 03:00 në Harkov u lëndun 12 persona në granatimin rus. Shërbimi Nacional për Siguri në rajonin e Harkovit punon vazhdimisht, hetuesit marrin deklarata nga viktimat për dëm material", citohet në kumtesën e policisë", transmeton Ukrinform.
Sipas të dhënave të para, armata ruse e ka sulmuar Harkovin me bomba KAB-250.
Policia e vendit njoftoi se pjesëtarët e saj do t'i ruajnë shtëpitë e dëmtuara derisa shërbimet komunale nuk i rregullojnë të gjitha dritaret. sa/
foto: Arkivi i MIA-s