• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 113 të vrarë në sulmet e bandave të armatosura në Nigerinë qendrore

Të paktën 113 të vrarë në sulmet e bandave të armatosura në Nigerinë qendrore

 Lagos, 25 dhjetor 2023 (MIA)  - Të paktën 113 persona humbën jetën në sulmet në Nigerinë qendrore, njoftuan agjencitë botërore. Janë plagosur mbi 300 persona.

Sulmet janë kryer nga grupe të armatosura midis të shtunës në mbrëmje dhe sot në disa fshatra në shtetin  Plateau,  në pjesën qendrore të vendit, kumtuan autoritetet lokale. Rajoni prej vitesh është përfshirë nga tensionet etnike dhe fetare. 

Grupet e armatosura sulmuan të paktën 20 fshatra dhe sulmet ishin të koordinuara mirë.

 Me rastin e këtij informacioni, organizata joqeveritare "Amnesti Internenshënëll" tha se autoritetet në Nigeri ende po dështojnë në përpjekjet e tyre për t'i dhënë fund sulmeve të shpeshta në shtetin  Plateau.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR