Të paktën 11 të vdekur nga stuhia në Brazil
- Së paku 11 persona kanë vdekur, ndërsa 20 rezultojnë të zhdukur në stuhinë që përfshiu Brazilin jugor.
Brasilia, 18 qershor 2023 (MIA) – Së paku 11 persona kanë vdekur, ndërsa 20 rezultojnë të zhdukur në stuhinë që përfshiu Brazilin jugor.
Në fund të javës, një ciklon goditi shtetin Rio Grande do Sul, në kufi me Uruguain dhe Argjentinën.
Sipas bilancit të ri të fundit të publikuar sot nga autoritetet vendore, 602 persona janë evakuuar nga zona e kërcënuar.
Më shumë se 2000 shtëpi u dëmtuan nga cikloni. ls/
Foto: Arkivi i EPA-s