• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 11 persona humbën jetën gjatë shpërthimit të zjarrit në fabrikën për ngjyra në indi

Të paktën 11 persona humbën jetën gjatë shpërthimit të zjarrit në fabrikën për ngjyra në indi

Nju Delhi, 16 shkurt 2024 (MIA) - Të paktën 11 persona humbën jetën, ndërsa katër janë lënduar kur ndërtesa e fabrikës për ngjyra në Nju Delhi është rrëzuar pas shpërthimit të zjarrit, kumtoi një përfaqësues i zjarrfikësve.

Zjarri ka shpërthyer mbrëmë në pjesën veriore të kryeqytetit indian pas një shpërtimi në një fabrikë dhe përfshiu dy depo dhe një qendër për trajtim e varësisë që ndodhej aty pranë, raportoi NDVT indiane.

Përfaqësues i shërbimit zjarrfikës deklaroi se në vendngjarje janë dërguar gjashtë automjete zjarrfikëse dhe se zjarri është vënë nën kontroll në afat prej katër orë.

Katër persona janë lënduar në zjarr, mes tyre dhe një polic, janë përkujdesur, ndërsa druhet  se edhe dy persona të tjerë janë bllokuar nën rrënoja.

Para shpërthimit të zjarrit është dëgjuar shpërthimi në fabrikë, ndërsa autoritetet po dyshojnë se shpërthimi ishte shkaktuar nga kimikatet e ruajtura aty. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR