• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 11 persona humbën jetën gjatë një sulmi të bandës në Haiti

Të paktën 11 persona humbën jetën gjatë një sulmi të bandës në Haiti

Port-o-Prens, 4 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 11 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra u plagosën në një sulm të bandës së armatosur Gran Grif në qytetin Pond-Sonde të Haitit.

Bandat e Haitit po përpiqen të zgjerojnë ndikimin e tyre jashtë kryeqytetit Port-o-Prens ndaj Pont-Sondes. Për shkak të dhunës pothuajse mijëra banorë u larguan nga qyteti.

Pont-Sonde gjendet në rajonin Artibonit ku prodhohet orizi, duke përkeqësuar kësisoj krizën e urisë.

Dhjetëra mijëra banorë të Haitit nga dhuna ekstreme dhe varfëria largohen në Republikën Dominikane. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR