• e diel, 06 tetor 2024

Të paktën 10 viktima në sulmin me bombë në Somali

Të paktën 10 viktima në sulmin me bombë në Somali

Beledvejne, 23 shtator 2023 (MIA) - Të paktën 10 persona kanë humbur jetën sot nga shpërthimi i një kamioni- bombë në qytetin Beledvejne në Somali, kumtoi policia lokale.

Nuk është bërë e ditur se kush e ka kryer sulmin, por besohet se bëhet fjalë për grupin islamik Al-Shabab i cili shpesh kryen sulme me bomba në Somali.

“Deri më tani kam parë 10 persona të vdekur, përfshirë ushtarë dhe civilë dhe më shumë se 10 të lënduar. Numri i viktimave me siguri do të rritet”, deklaroi një polic.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR