• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në përmbytjet në Indi

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në përmbytjet në Indi

Nju-Delhi, 4 tetor 2023 (MIA) - Së paku 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 82, prej të cilëve 23 pjesëtarë të Armatës, konsiderohen të zhdukur pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, të shkaktuara nga stuhia në shtetin indian të Sikimit, njoftuan sot autoritetet lokale.

Në Indinë verilindore kanë rënë 40.9 milimetra shi mes të martës dhe mëngjesit të së mërkurës, njofton Departamenti Meteorologjik i Indisë (IMD) - pothuajse pesë herë më shumë se shkalla normale prej 8.6 milimetrash për këtë periudhë të vitit.

"Deri më tani, 10 trupa janë nxjerrë nga lokacione të ndryshme. Të paktën 82 persona janë ende të zhdukur dhe 22 persona janë lënduar, disa prej tyre më serioz", tha sekretari kryesorë i Sikimit, V.B. Patak. qa/ab/

Foto: Arkivi EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR