• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën gjashtë viktima në vërshimet në Japoni

Të paktën gjashtë viktima në vërshimet në Japoni

Tokio, 23 shtator 2024 (MIA) - Të paktën gjashtë persona humbën jetën, ndërsa 10 konsiderohen  të zhdukur pasi reshjet rekorde shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje dheu në disa pjesë të prefekturës Ishikava të Japonisë. 

 Qytetet Vaxhima dhe Suzu, të cilët janë ende duke u forcuan nga tërmeti shkatërrues që goditi zonën më 1 janar, ishin ndër më të goditurat nga përmbytjet. Edhe të dyja qytetet dje kanë regjistruar dyfishin e sasisë së shiut se zakonisht për shtatorin, raportojnë mediat lokale.

 Dhjetëra lumenj kanë daë nga shtrati,  duke bllokuar rrugët dhe duke izoluar më shumë se 100 komunitete në të gjithë prefekturën, thuhet në raport. Rreth 4.000 amvisëri sot janë pa rrymë, njoftojnë nga kompania Hokuriku Elektrik Pauer. 

 Agjencia metereologjike e Japonisë të shtunën lëshoi ​​nivelin më të lartë të paralajmërimit të rrezikshëm për jetën për Ishikavan dhe dje e uli atë në një paralajmërim normal. Megjithatë, autoritetet i bënë thirrje për kujdes të shtuar.

 Vërshimet përmbytën vendbanimet e përkohshme të ndërtuara për njerëzit që humbën shtëpitë e tyre në tërmetin e Vitit të Ri. Pamjet që i transmetoi televizioni lokal tregon gjithë rrugën në Vaxhima nën ujë. 

 Rajoni është ende duke u forcuar nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 në janar që vrau të paktën 236 njerëz, u shemb ndërtesa dhe shkaktoi zjarr të madh. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR