• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të martën takim i jashtëzakonshëm i ministrave të punëve të jashtme të BE-së për shkak të sulmit iranian ndaj Izraelit

Të martën takim i jashtëzakonshëm i ministrave të punëve të jashtme të BE-së për shkak të sulmit iranian ndaj Izraelit

Bruksel, 14 prill 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrel kumtoi se më 16 prill do të mbajë video takim të jashtëzakonshëm të ministrave të punëve të jashtme të BE-së për shkak të sulmeve të mbrëmshme iraniane ndaj Izraelit.

"Qëlimi i jonë është të kontribuojmë për deeskalim dhe siguri në rajon", publikoi Borrel në rrjetin X.

Për shkak të sulmeve iraniane ndaj Izraelit, për sot u caktua video takim të G-7, si dhe mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit për Siguri të KB-së.

Bota druan nga përshkallëzimi i konfliktit në rajon, ku lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës zgjat më shumë se gjashtë muaj, me përleshje të intensifikuara mes Hezbollahut dhe armatës izraelite. Irani i përkrah Hamasin dhe Hezbollahun. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR