Të majtët në Francë e akuzuan Makronin për përpjekje për fshirje të rezultateve në zgjedhje
- - Fituesit në zgjedhje nga koalicioni i majtë francez Fronti i Ri Popullor (NFP) u deklaruan pasi Emanuel Makron refuzoi ta ndërrojë kryeministrin aktual të Francës, Gabriel Atal.
- Post By Fitore Curri
- 09:45, 10 korrik, 2024
Paris, 10 korrik 2024 (MIA) - Fituesit në zgjedhje nga koalicioni i majtë francez Fronti i Ri Popullor (NFP) u deklaruan pasi Emanuel Makron refuzoi ta ndërrojë kryeministrin aktual të Francës, Gabriel Atal.
Në kumtesën të cilën e nënshkruajnë katër parti nga koalicioni, ata e akuzojnë Makronin "për përpjekje për kidnapim të institucioneve" dhe kërkojnë mandat për formimin e qeverisë së re.
"Mbajtja afatgjate e Gabriel Atal në krye të qeverisë mund të tingëllojë si përpjekje për fshirjen e rezultateve në zgjedhje. Nëse kjo është mënyrë që të mos propozohet personalitet nga Fronti i Ri Popullor për kryeministër, kjo do të ishte demokratikisht e papranueshme", bëhet e ditur në kumtesë.
Partitë e majta nga e diela bisedojnë për emërimin e kandidatit të tyre për kryeministër.
Atal të hënën i ofroi dorëheqje Makronit, por presidenti e luti të "mbetet në funksion që të sigurojë qëndrueshmëri të vendit". fc/
Fotografia: Arkivi