• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të huajt dhe persona me shtetësi të dyfishtë largohen nga Rripi i Gazës përmes vendkalimit kufitar Rafa

Të huajt dhe persona me shtetësi të dyfishtë largohen nga Rripi i Gazës përmes vendkalimit kufitar Rafa

Rafa, 1 nëntor 2023 (MIA) - Dhjetëra të huaj dhe persona me shtetësi të dyfishtë sot e lëshuan Rripin e Gazës përmes pikës së kontrollit në Rafa në kufirin me Egjiptin i cili për herë të parë i ka hapur dyert për njerëzit që duan të largohen nga enklava në ditën e 26 të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Njerëzit që largohen nga Gaza u është lejuar të hyjnë në terminalin e vendkalimit në orën 7:45 në mëngjes sipas Griniçit, pasi autoritetet egjiptiane kumtuan se do të lejojnë të kalojnë rreth 90 palestinezë të plagosur dhe rreth 450 të huaj dhe persona me shtetësi të dyfishtë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR