• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të gjitha aktivitetet sportive në Iran janë anuluar shkaku i vdekjes së presidentit të vendit

Të gjitha aktivitetet sportive në Iran janë anuluar shkaku i vdekjes së presidentit të vendit

Teheran, 20 maj 2024 (MIA) - Autoritetet iraniane kanë vendosur të anulojnë të gjitha aktivitetet sportive në vend për shkak të vdekjes së presidentit të vendit Ebrahim Raisi, transmeton agjencia IRNA.

Raisi ka humbur jetën në aksidentin me helikopter. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite.

Së bashku me shefin e shtetit, në helikopter kanë qenë edhe ministri për Punë të Jashtme të Iranit Hosein Amir Abdolahian dhe anëtarë të tjerë të delegacionit, mes tyre janë edhe imami i Tabrizit Mohamad Ali al-Hashem, shefi i provincës së Azerbajxhanit Lindor Malek Rahmati, ekuipazh i helikopterit dhe një truprojë. rq/

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR