• e premte, 27 dhjetor 2024

Të gjithë 367 pasagjerët e aeroplanit "Xhapan Erlajns" janë të sigurt, pesë të vdekur në aeroplanin e rojës bregdetare

Të gjithë 367 pasagjerët e aeroplanit

Tokio, 2 janar 2023 (MIA) - Janë evakuuar të sigurt të gjithë 379 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit "Xhapan Erlajns" (Japan Airlines) që mori flakë në ulje në aeroportin Haneda, në Tokio, njoftoi pak më parë kompania, raporton DPA. 

Aeroplani u përplas në pistë me një aeroplan të rojës bregdetare japoneze, njoftuan më herët mediat japoneze, duke iu referuar Ministrisë së Transportit. 

Është raportuar se pesë persona në aeroplan janë të vdekur. Është lënduar rëndë piloti i aeroplanit, një nga gjashtë në ekuipazhin e anijes së rojës bregdetare.

Fluturimi 516, në aeroplanin e pasagjerëve të "Xhapan Erlajns" që po lëvizte nga Hokaido në Japoninë veriore për në Tokio u përplas me aeroplan tjetër, më pas mori flakë në pistë dhe në fund u dogj tërësisht. Në aeroplan kanë qenë 367 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit dhe të gjithë arritën të largohen nga avioni dhe të evakuoheshin në mënyrë të sigurt.

Sipas stacionit televiziv TBS, aeroplani i rojës bregdetare po transportonte materiale në zonën e tërmetit në bregun perëndimor të vendit, ku deri tani 48 e kanë humbur jetën. 

Në pamjet e stacionit televiziv TBS shihet se si pasagjerë e aeroplanit janë evakuuar në mënyrë emergjente në kohën kur shërbimet e shpëtimit nga aeroporti po kryenin operacione për shuarjen e zjarrit.

Të gjitha pistat e aeroportit të Tokios janë mbyllur, njofton Ministria e Transportit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR