• e shtunë, 24 gusht 2024

Të burgosur të rebeluar, anëtarë të SHI-së, vranë tre gardianë në një burg rus, ndërkaq kërcënojnë edhe me vrasje të tjera nëse nuk marrin helikopter dhe para

Të burgosur të rebeluar, anëtarë të SHI-së, vranë tre gardianë në një burg rus, ndërkaq kërcënojnë edhe me vrasje të tjera nëse nuk marrin helikopter dhe para

Volgograd, 23 gusht 2024 (MIA) - Shërbimi federal ndëshkues i Rusisë kumtoi se të burgosurit nga kolonia numër 19 në rajonin e Volgogradit kanë marrë peng gardianë dhe të punësuar në institucion.

Mediumet lajmëojnë se në koloninë në qytetin Surovikano ka më shumë se një mijë të burgosur dhe se në rrjedhë janë përpjekjet për lirim të pengjeve.

Kanali Baza në Telegram jozyrtarisht thekson se gjatë kryengritjes jetën e kanë humbur tre gardianë, përderisa katër janë hospitalizuar për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga mjete të forta.

 

Në fotografitë që qarkullojnë në Internet shihet se si sulmuesit me thika i presin gardianët e burgut në fytyrë dhe trup. Njërit, thuhet si ia prenë fytin.

Tre sulmuesit thuhet se pohojnë se i takojnë Shtetit islamik, përderisa mediumet ruse lajmërojnë se po mbajnë disa punonjës të burgut.

Sipas informatave jozyrtare nga kanali Baza, mes pengjeve janë edhe shefi i kolonisë dhe zëvendësi i tij. Mes sulmuesve dy janë nga Uzbekistani dhe njëri nga Taxhikistani.

Në kanalin Shot në Telegram ceket se negociatat janë në rrjedhë dhe se rrëmbyesit kërkojnë t'u sigurohet helikopteri, sepse në të kundërtën do të fillojnë t'i vrasin pengjet, ndërkaq kërkojnë edhe dy milionë dollarë.

Presidenti rus, Vlladimir Putin, në takimin operativ të Këshillit për siguri deklaroi se shefi i Shërbimit federal kokrrektues e ka informuar për situatën në koloninë Volgograd. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR