• e diel, 24 nëntor 2024

Të bashkuar në mënyrë globale mund të sigurojmë ushqim për të gjithë, mesazh nga konferenca ministrore në Berlin

Të bashkuar në mënyrë globale mund të sigurojmë ushqim për të gjithë, mesazh nga konferenca ministrore në Berlin
Shkup, 26 qershor 2022 (MIA) - Në prag të Samitit të ardhshëm të G7, qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, bankat multilaterale zhvillimore, organizatat joqeveritare dhe filantropët janë mbledhur sot në Berlin që të bashkohen për siguri globale të ushqimit - të bëjnë kontroll kritik për avancimin e arritur në përpjekjet e përbashkëta që të tejkalohet kriza globale për sigurinë e ushqimit dhe të bashkohen forcat në avancimin e kësaj sipërmarrje të përbashkët. Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në konferencën ministrore mori pjesë ministri dikasterial Lupço Nikollovski i cili kishte fjalim të tij në forum.

Raportet e prezantuara të Grupit global për përgjigje të krizave për ushqim, energji dhe financa të sekretarit të përgjithshëm të KB-së tregojnë pasqyrë dramatike: prej 1.7 miliardë njerëz në 107 shtete të prekura nga kjo krizë, 1,2 miliardë njerëz do të ekspozohen në financa të kufizuara, rritje të shpejtë të çmimeve të ushqimit dhe rritje të çmimeve të energjisë.

U potencua rëndësia të gjitha vendet të përmbahen nga masat jo përkatëse të cilat e kufizojnë tregtinë dhe të shmangen masat e paarsyeshme, siç janë ndalesat për eksportin e ushqimit ose mbeturinave, të cilat e rrisin jostabilitetin e tregut dhe e rrezikojnë sigurinë e ushqimit dhe të ushqyerit në nivel global.

Të gjithë pjesëmarrësit u obliguan ta vazhdojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën në mbajtjen e prodhimit të saj bujqësor, deponimin, transportin dhe përpunimin dhe të zhvillohen rrugë shtesë eksportuese dhe të punohet në zgjidhje shtesë dhe të reja që gruri të mos përfundojë në mbeturina., Organizatat civile të pranishme në konferencë shprehën gatishmëri të kontribuojnë me praninë e tyre për zhvillimin e zgjidhjeve adekuate afatgjate për këtë qëllim.

Konkludimi përfundimtar është se fermerët duhet të përshtaten me ndryshimet klimatike për ta mbrojtur sigurinë e ushqimit. Përveç kësaj, prodhimi i qëndrueshëm bujqësor duhet madje edhe të kontribuojë për  mbrojtjen globale të klimës, të kontribuojë për llojllojshmëri biologjike, të shmangen ndikimet negatove ndaj mjedisit jetësor dhe të forcohet zbatimi i praktikave agroekologjike dhe regenerative, si dhe qasja në opsionet digjitale për fermerët.

Me qëllim që të lehtësohen implikimet nga kriza e ardhshme, pjesëmarrësit treguan gatishmëri që t'i forcojnë kapacitetet për ndarjen e informacioneve dhe paralajmërimin e hershëm, duke përfshirë edhe sigurim të mjeteve shtesë.

Mesazhi nga konferenca e sotme është se vetëm një sistem i fuqishëm dhe mirë funksional do të jetë kyç për arritjen e qëllimeve tona. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR