• e shtunë, 23 nëntor 2024

Toshkovski dhe Misajllovski në terren: Zjari në Negotinë nën kontroll, Qeveria solli vendim për 30 ditë gjendje krize

Toshkovski dhe Misajllovski në terren: Zjari në Negotinë nën kontroll, Qeveria solli vendim për 30 ditë gjendje krize

Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Ministrat e Punëve të Brendshme dhe i Mbrojtjes, Pançe Toshkovki dhe Vllado Misajllovski, së bashku me drejtorin e Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe ANgellov kryen vizitë në terren në rajonin e Negotinës të kapluar nga zjarret, informuan sot pasdite nga shërbimi qeveritar për shtyp.

"Në terren me forca të përbashkëta të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, QMK-së, me mbështetje të vetëqeverisjeleve lokale, në rrjedhë është aksioni për përballje me zjarret. Janë përfshirë edhe helikopterët për shuarje të zjarreve. Situata tani për tani është nën kontroll dhe aksioni për shuarjen e zjarreve është në rrjedhë", shkruan në kumtesë.

Qeveria solli vendim për gjendje krize për shkak të paraqitjes së shtuar të zjarreve në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Bëhet thirrje për sjellje të kujdesshme në vatrat potencilae për shkak të temperaturave  të larta enorme. ab/

Fotо: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR