• e shtunë, 23 nëntor 2024

SYRIZA ka humbur gati 600 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e 2019-ës

SYRIZA ka humbur gati 600 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e 2019-ës

Athinë, 22 maj 2023 (MIA) - Partitë e majta greke SYRIZA dhe MERA 25 janë humbësit më të mëdhenj në zgjedhjet e djeshme, me një numër më të vogël të votave në krahasim me zgjedhjet e fundit para katër viteve, ndërsa partitë e tjera Demokracia e Re, PASOK - Lëvizja për Ndryshim, Partia Komuniste dhe zgjidhja greke janë me mbështetje të rritur të qytetarëve, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nëse analizohen rezultatet zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme të Greqisë dhe krahasohen me ato të zgjedhjeve parlamentare të 2019-ës, SYRIZA ka humbur 598.503 vota dhe Demokracia e Re ka fituar 152.300 më shumë.

Më konkretisht, me 99,7 për qind të votave të numëruara, Demokracia e Re fitoi dje me 40,79 për qind dhe 2,4 milionë vota, pra 0,94 për qind më shumë se katër vite më parë.

SYRIZA, nga ana tjetër, në vitin 2019 ka fituar 31,53 për qind dhe 1,781,057 vota, ndërsa dje ka marrë 20,07 për qind të votave, pra ka humbur 11,46 për qind, që është 598,503 vota.

Në humbje është edhe partia MERA25 e ish-ministrit të Financave nga qeveria SYRIZA, Janis Varufakis, e cila nuk e kapërceu pragun elektoral prej tre për qind për të hyrë në Parlament, duke humbur 0.83 për qind të votave katër vite më parë.

Partitë e tjera që siguruan hyrjen në Parlament morën më shumë vota se në vitin 2019: PASOK-Lëvizja e Ndryshimit u rrit me 3,36 për qind, Partia Komuniste me 1,92 dhe Zgjidhja Greke me 0,75 për qind. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR