• e premte, 27 dhjetor 2024

SYRIZA kërkon duel parazgjedhor televiziv Cipras - Micotakis

SYRIZA kërkon duel parazgjedhor televiziv Cipras - Micotakis

Athina, 24 prill 2023 (MIA) - Duel televiziv i kryetarëve të dy partive më të mëdha Kiriakos Micotakis dhe Aleksis Cipras dhe debat me pjesëmarrje të të gjithë liderëve të partive, janë disa nga kërkesat e SYRIZA-s opozitare që do t'i parashtrojë në Komitetin ndërpartiak zgjedhor në prag të zgjedhjeve parlamentare në Greqi më 21 maj, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zëdhënësja e SYRIZA-s Popi Capanidu tha se "demokracia do të thotë transparencë, pluralizëm dhe barazi në prezantimin e partive në mediume" dhe në këtë drejtim, do të parashtrojnë tre kërkesa në Komisionin ndërpartiak.

"Së pari, të mbahen dy duele televizive në nivel nacional, Një me të gjithë liderët partiak, si dhe i dyti mes kryeministrit në largim dhe liderit të opozitës. Së dyti, në mënyrë strikte të respektohet koha e njejtë e mbulimit të pozicioneve të partive në të gjitha mediumet. Së treti, kompani të hulumtimit të mendimit publik në mënyrë transparente ta kryejnë punën e tyre me publikimin e të dhënave primare dhe të paanshme nga anketat e tyre", tha zëdhënësja e SYRIZA-s.

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Akis Skercos u përgjigj se për debatet do të bisedojnë hollësisht në takimin e Komisionit ndërpartiak zgjedhor.

Pasi që zgjedhjet u shpallën edhe zyrtarisht të shtunën dhe filloi periudha parazgjedhore, ndërkaq u vendos edhe u.d. ministrja e Punëve të Brendshme, kompetente për procesin zgjehdor, do të formohet Komisioni ndërpartiak zgjehdor, detyrë kryesore e të cilit do të jetë zbatimi i drejtë i dispozitave nga kodi zgjedhor.

Kryetar i komisionit është ministri i Punëve të Brendshme, ndërsa anëtarë janë përfaqësuesit nga të gjitha partitë të cilat ishin pjesë e Parlamentit.

Komisioni duhet të formohet sot apo më së voni nesër duke pasur parasysh atë se afati zgjehdor është tre ditë nga shpallja e zgjedhjeve parlamentare. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR