• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SYRIZA: Dënojmë shkeljet e Marrëveshjes së Prespës nga ministri turk

SYRIZA: Dënojmë shkeljet e Marrëveshjes së Prespës nga ministri turk

Athinë, 6 shtator 2024 (MIA) - SYRIZA dënon shkeljet e rënda të Marrëveshjes së Prespës nga MPJ e Turqisë, Hakan Fidan gjatë vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i bën thirrje Qeverisë që të ndalojë nënvlerësimin e provokimeve turke dhe në fund të reagojë dinamikisht, bën të ditur partia opozitare greke, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga SYRIZA thonë se "ky qëndrim provokues turk nuk është i rastësishëm”, por sipas tyre është pasojë e vendimeve politike të qeverisë së Micotakisit e cila "udhëheq sistematikisht politikë të jashtme jotransparente, duke dëmtuar interesat kombëtare, duke shmangur gjithë këto vite çdo përfshirje aktive në Marrëveshje për të ruajtur ekuilibrat brendapartiak".

"Tregues është fakti që vizita e MPJ-së së Turqisë synon forcimin e marrëdhënieve strategjike me Maqedoninë e Veriut, ndërsa nga ana tjetër Demokracia e Re nuk është kujdesur që të zhvillojë marrëdhëniet dypalëshe strategjike dhe rolin e Greqisë me shtetin fqinj, me ratifikimin e memorandumeve, nënshkrimin e të rejave dhe mbledhjen e Këshillave të lartë të parashikuar për bashkëpunim strategjik, pas çka pasojat për interesat tona kombëtare janë tashmë të dukshme", kumtuan nga SYRIZA.

Në mënyrë shtesë, ata i kërkuan kryeministrit grek të ndërmarrë veprime diplomatike me demarshe që "Turqia të respektojë përfundimisht ligjin dhe realitetin ndërkombëtar".

Vizita e djeshme e shefit të diplomacisë së Turqisë në Shkup dhe konferenca për shtyp me kolegun e tij të Maqedonisë së Veriut u raportua edhe në mediat greke, të cilat theks i vendosën, jo vetëm përmbajtjen e deklaratave të dy ministrave dhe mesazhet që ata dërguan, por edhe emrin e përdorur nga Fidan, duke e quajtur vendin Maqedoni.

Televizioni grek "Skaj" komentoi se ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë në konferencën për shtyp ka përdorur emrin Maqedoni e Veriut dhe Maqedoni, gjë që ata e kanë vërtetuar me një video të deklaratave të Fidanit.

"Deklaratat ishin hibride, Maqedoni - Maqedoni e Veriut, Maqedoni - Maqedoni e Veriut. Në fillim tha Maqedonia, menjëherë pastaj Maqedonia e Veriut. Më vonë prap Maqedonia, pastaj përsëri Maqedonia e Veriut", sqaron korrespondenti i "Skaj" nga Turqia. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR